ShowBizzz

Asnjë nga familjarët e tyre nuk e ndjekin Heidin në Instagram? Donaldi habit me përgjigjen

Donald Veshaj ka qenë i ftuar në Fan Club, ku ka treguar se si iu duk dasma e Romeos dhe Heidit në Big Brother dhe se çfarë mendon për ‘kunatën’ e tij të re.

Moderatori shprehet se dasma iu duk shumë e bukur dhe i pëlqen shumë mënyra se si sillen ata me njëri-tjetrin.

Për Heidin po ashtu ka një mendim pozitiv dhe se çiftit nuk duhet t’i ushtrohet më shumë presion, pasi ata kanë vetëm dy muaj që njihen dhe pasi të dalin jashtë, do njihen edhe më mirë.

Donaldo: Për dasmën m’u duk gëzim, hare, emocion. Të gjithë festuan, ishte shumë bukur, nuk e di pse nuk i pëlqeu njerëzve apo komentet.

Enxhi: Po nusja?

Donaldi: Shumë nice, më pëlqeu, ata të dy janë shumë bukur, më pëlqen se si sillen me njëri-tjetrin. Kanë kimi, kanë veço dy muaj me njëri-tjetrin. Janë të rinj do njihen. Kur të dalin do njihen më mirë, s’ka pse i bëjnë presion. Më duken komentet, si gjilpëra në kashtë. Ata që janë lojtar të fortë nuk duhet ta pyesin pse e bënë dasmën, ata që janë të fortë ta gjejnë vetë pse e bëjnë. Romeo është një brum shumë i mirë për të marrë atë brum për të bërë atë që kulaçin e mirë, Romeo është virali.

Ronaldo: Mendon që mund të përsëritet historia që një Veshaj nuk do e fitojë BBV3?

Donaldi: Atë nuk e di, e di publiku.

Donaldi: Unë nuk ndjek Heidin sepse nuk e di se kush ia menaxhon. Kur ai kishte një lidhje jo të qëndrueshme, nuk mund të dal me sëpatë në dorë, nuk e di se çfarë do Romeo, për aq kohë sa e do Heidin, unë do e suportoj atë. “Pse nuk e ndiqni në Instagram”, këto më duken budallallëqe.