ShowBizzz

Ish konkurrentja e Për’puthen habit me veprimin, fut në mes të gjoksit foton e Bardhit

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell me Ronaldo Sharkën.

Gjatë një loje, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo do jepte mendimin e saj.

Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter.

Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.

Një veprim ky i papritur që ka shkaktuar edhe reagimin e ashpër të Bardhit.

View this post on Instagram

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)



lokimagazine