ShowBizzz

Gabriela bën deklaratën e fortë për Romeon: I dashuri i shoqes time jashtë…

Ish-konkurentja e “Për’puthen” Gabriela Arapi ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”. Mes deklaratave të saj të shumta, Gabriela ka folur pa ‘filtra’ edhe për banorët e BBV3, në rubrikën me foto nga Ronaldo Sharka.

Një ndër fotot e përzgjedhura për Gabrielën, ka qenë Romeo Veshaj, për të cilin ajo ka treguar se ai ka qenë në një lidhje me shoqen e saj, madje ka lënë të nënkuptohet se lidhja ka vazhduar deri para hyrjes së tij në BBV.

Pjesë nga biseda:

Gabriela: Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia.

Ronaldo: Pse ke shoqe Heidin?

Gabriela: Kush është Heidi? Nuk e njoh.

Ronaldo: Po thua që Romeo ka pasur diçka me një shoqe tënden më parë?

Gabriela: Po, me një shoqe timen ka pasur. Ndoshta deri para hyrjes në BBV.