ShowBizzz

Meritoni i drejtohet Romeos: Po të merrem me ty, do të të të bëjë të shkosh tek Dhoma e Rrëfimit – do kërkosh të dalësh vetë

Pas përjashtimit të Egla Cenos nga Big Brother, një debat i ashpër është zhvilluar mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit.

Prezantuesi i “Më lër të flas” e ka akuzuar Meritonin si faktorin kryesor për përjashtimin e aktores.

Kjo pasi përplasja e vazhdueshme e tyre bëri që Egla të dilte jashtë vetes e të bënte disa veprime që edhe nuk u toleruan.

Ata më pas kanë debatuar gjatë gjithë ditës, duke kaluar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

“Pasha Zotin se bona u merra me ty dy javë ditë, mos të bëja të shkosh vetë te Dhoma e Rrëfimit, do kërkosh vetë të dalësh. Po merrem ndërkohë”, iu drejtua Mjekiqi, Veshajt.

Edhe pse në fillim ishin shumë miq të mirë, ata tani janë rikthyer në rivalë të njëri-tjetrit.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘gjuhen’ me fjalë, e shpesh edhe eskalojnë duke përmendur njerëz nga jashtë