ShowBizzz

Prishja e miqësisë me Luizin. Mario Deda: ‘Ai është treguar i…’

Mario Deda, vëllai i Jul Dedës, i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ka folur për marrëdhënien e tij me Luizin dhe deklaratat virale të këtij të fundit pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Janë bërë virale disa deklarata që janë dhënë nga miku që ju keni mbështetur, për ty dhe Jonin, duke thënë se nuk keni qenë shokë. Jeni sqaruar pasi Luiz Ejlli doli nga Big Brother? Jeni më miq?“, u pyet Mario.

Për këtë, ai tha:

Publik i dashur, nuk kemi pasur asnjë kontakt. Mos vazhdoni më me këto pyetje. Të gjitha gjërat që diskutoni janë të pavlefshme për sa kohë ne nuk e kemi diskutuar. Duhet të jemi edhe ne mirëkuptues se kushdo që do të ishte në vendin e tij do të donte një vit, pesë vjet apo përgjithmonë kohë për të arsyetuar për të bërë apo jo një hap, sikurse dhe ne do të na duhej durim për të thënë këtë që po të të them unë tani.

Në anën njerëzore, nëse kemi pasur apo jo kontakt, ndoshta kemi qenë pak të ndikuar nga rrethanat dhe boom-i i informacioneve, por mund të them se ndonjëherë edhe kemi kontaktuar, si për ngushëllimin e babait. Ai është treguar i rregullt dhe mbi të gjitha iniciativa ime dhe e Jonit vjet ka qenë pikërisht se s’mund me e hedh poshtë një fëmijëri ose rini shumë të bukur që kemi kaluar”.



lokimagazine