Bota

Gjermania legalizon kanabisin

Gjermania ka legalizuar përdorimin e kanabisit rekreativ. Sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti Gjerman dhe që hyn në fuqi sot, 1 prill, kanabisi rekreativ mund të përdoret nga personat mbi 18 vjeç, por njëkohësisht rregullat strikte do ta bëjnë të vështirë blerjen e tij në treg.

Mbajtja e deri në 25 g, kanabis lejohet në hapësirat publike, por jo brenda shkollave, qendrave sportive ose në “zonat e këmbësorëve” midis orës 7:00 dhe 20:00. Në shtëpitë private kufiri ligjor do të jetë deri në 50 g.

Gjermania bëhet vendi i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit, i cili është gjithashtu i ligjshëm në disa juridiksione ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.



/tiranapost