ShowBizzz

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie merr një vendim të guximshëm mes betejës për kujdestarinë!

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin për disa kohë çifti model në Hollywood: dy yje filmash super të suksesshëm, me një familje në dukje shumë të mirë. Por ata jo vetëm u ndarë, por kanë patur edhe një divorc shumë të çrregullt, me akuza edhe për dhunë në familje nga Brad Pitt, ndër të tjera.

Së fundmi aktori ka hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve, edhe pse duket se nuk do të ndahet plotësisht prej tyre pasi Shiloh ka vendosur të largohet nga shtëpia e Angelina Jolie sapo ajo të mbush 18 vjeç.

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie merr një vendim të guximshëm

Sipas informacioneve të Touch Weekly, Shiloh Nouvel Jolie-Pitt, ka njoftuar nënën e saj se dëshiron të jetojë me Brad Pitt, diçka që nuk e ka lënë shumë të lumtur Angelina Jolie.

E vërteta është se nuk duket se ka një marrëdhënie të keqe mes Shiloh dhe Angelina, por ajo thjesht shkon më mirë me babain e saj dhe është dëshira e saj të jetojë me të. Sipas raportimeve, çifti, i përfshirë në një betejë të ashpër ligjore që nga ndarja e tyre në vitin 2016, po i afrohet fundit të negociatave.

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie merr një vendim të guximshëm

Brad Pitt, i cili fillimisht kërkoi një marrëveshje kujdestarie 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, sipas DailyMail.com, tani po i jep Jolie kujdestarinë parësore me të drejtën e vizitës, në mënyrë që ata të mund t’i japin fund betejës ligjore që kanë prej 8 vjetësh.



bal