ShowBizzz

Bardhi e ofendoi, reagon Ronaldo: Do të bëhesh Luizionjo, jam i gatshëm të bëhem e dashura jote…

Moderatori Ronaldo Sharka dhe reperi i njohur Bardhi, janë përfshirë në një sherr online. Molla e sherrit u bë intervista e ish-konkurrentes së Për’Puthen Gabriela Arapit, e cila ishte e ftuar në “Mos i bjer me top”, ku në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik.

Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi. Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri.

Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak.

Gjithashtu, ajo ka shprehur se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.

Ndërkohë edhe Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehe se e “ka taksirat që çdo vit në BBV të merret me ndonjë bjond”. Ai e akuzon Bardhin se “do të bëhet Luizinjo” dhe me nota ironike i kërkon që “të bëhet menaxheri i tij”.

“Taksirati im që çdo vit në BBV të merrem me ndonjë bjond. I dashur Luizinjo (Bardhi) unë e kuptoj që ti do të jesh Luizinjo por më lër të behëm unë menaxherijot, Ronaldinjo! Po të bëj më shumë viral unë se sa Sara, madje, madje, si “Teta Roni” jam i gatshëm të bëhem dhe e dashura jote, betohеm qё do te dua më shumë seç të duan aktualisht”, shkruan Ronaldo Sharka.