ShowBizzz

Sara dhe Bardhi dhurojnë për bamirësi rrobat që veshën në Big Brother

Sara dhe Bardhi, ish banorë të Big Brother VIP Albania 3 kanë vendosur që rrobat të cilat i kanë veshur gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother, t’i dhurojnë për familjet në nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Sara përmes ‘Instagram Story’, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj në Instagram, duke cekur se edhe pse feja e saj nuk është Islami, ka gjashtë vite që dhuron për bamirësi gjatë Ramazanit.

Më tutje ajo shtoi se familjet të cilat marrin këto ndihma nuk do të bëhen publike në mënyrë që të ruhet privatësia e tyre.



ks