ShowBizzz

“Mariana si mama e gjithë shqiptarëve, Çiljeta si avokate e popullit”, sqarohen keqkuptimet dhe hatërmbetjet në “Ferma VIP”

Baby G dhe Mariana Kondi kanë pasur një keqkuptim mes njëra-tjetrës, e cila është sqaruar dhe mes dy fermereve është krijuar paqe.

Shkak i konfliktit është bërë Mariana e cila nuk i thërret si duhet emrin Baby G, ndërsa aktorja shton se nëse fermerja do kishte shkuar tek ajo për sqarim do ishte më mirë sesa ankesat tek të tjerët.

Pjesë nga diskutimi:

Mariana: Filloj duke qarë dhe i shkonin të gjithë e i thoshin mos u mërzit. Po nuk bëri gjënë më normale se nuk erdhi të më thoshte ku e kishte hallin, se ata që i qëndronin afër nuk e duan më shumë se mua

Baby G: Kam bërë gabim dhe kam thënë më fal. Me shqipen nuk jam mirë dhe keqkuptohem.

Fjoralba: Jam e lumtur   ë u pajtuat. Marjana të njoh dhe e di që e ke shpirtin flori

Mariana: Ajo nuk u sqarua si duhet, normal që do pajtoheshim

Fjoralba: Marjana është bërë mami i dashur i gjithë shqiptarëve, ndërsa Çiljeta është bërë si avokate e popullit

Çiljeta: Jam munduar të vendos balancat dhe të jetojmë në harmoni dhe tu tregoj të dyja palëve si të gjejnë telat.