Egla Ceno e ka bërë lëmsh një shqiptari të terë, duke shkaktuar debate pafund për sjelljen dhe çdo lëvizje të saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë qëndrimit në lojë, ajo tregoj shumë ngjyra e nuanca të karakterit të saj dhe në fund u përjashtua për sjellje të përsëritura.
Një gote verë e derdhur mbi kokën e Meriton Mjekiqi, ka bërë që për Eglen të vije zarf i zi dhe ajo të përjashtohej nga gara për çmimin e madh, shkruan “Kosovarja”.
Tutje, nga “Top Channel” janë shfaqur video të Egles nga një dhomë e bardhë izolimi, duke dhënë indikacione se ajo është ende brenda shtëpisë. Video është shikuar nga gati një milion njerëz, gjë që e ilustron impaktin e jashtëzakonshëm të këtij personazhi.
Egla Ceno, përfundimisht është banorja e vetme VIP e “BBVA”, e cila më në fund arriti ta rrëzoj mitin e Luiz Ejllit, deri tani i konsideruar “fenomen”.
Ajo për më pak se 24 orë arriti afro 3 milion shikime në videon e rikthimit të saj.
Kush është fenomeni i vërtet tani?
ks