Sot u bë e ditur se i ati i Sara Gjordenit ka ndërruar jetë e së fundmi kjo është konfirmuar edhe nga vetë ish-banorja e BBV. Përmes një reagimi në Instastory, Sara ka konfirmuar lajmin, ku dhe ka treguar arsyen e vdekjes së tij.
“Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te marr kohen time per tu qetesuar:
Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e stomakut. Kete mund ta konfirmoje lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit rajonal Berat pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash rregullisht. Nese nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza ABSURDE. Shkaku i tij i vdekjes ishte demtimi i parikuperueshem i stomakut dhe melcise. Te afermit e tij e prisnin kete dite prej muajsh… Vertete ai nuk beri asnje perpjekje 27 vjet te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju!
Per ata qe hedhin vrer edhe ne nje dite te tille kaq delikate, kam vetem dy fjale nga shpirti: Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rafshin qe neser mbi koke qe vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime! ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE”
Sara gjithashtu ka treguar se është përpjekur ta kontaktojë për herë të fundit më 15 mars, por ai nuk i është përgjigjur. “Qofsh me Zotin, Art”, shkruan ajo.