LifeStyle

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet nga leximi në letër te ai digjital

Studimi pioner për këtë çështje u publikua nga neuroshkenctarët e Columbia University duke dalë në konkluzionin se: leximi i mirë arrihet vetëm kur lexohet në letër, ndryshe nga pajisjet digjitale.

Sipas studimit, leximi në letër e detyron fëmijën nga mosha 10 deri në 12 vjeç të jetë më i përqendruar dhe të ndjekë të tjerë mekanizma, në krahasim me ato të të mësuarit nga një pajisje me ekran.

Në studim u vëzhguan 59 fëmijë nga mosha 10-12 vjeç të cilët duhet të lexonin një tekst në të dyja formatet, teksa shkencëtarët kishin vendosur pajisje për të parë aktivitetin në trurin e tyre.

Pas leximit, fëmijët duhej të perfomonin disa detyra me pak fjalë për gjykimin e tekstit.

Arsyeja pse u përzgjodhën këto mosha është pikërisht sepse konsiderohen kritike për zhvillimin e të lexuarit.

Sipas studimit ka një ndryshimi kritik mes “të lexuarit për të mësuar” dhe të “mësuarit për të lexuar”.

Një tjetër dallim lidhet edhe me shëndetin e syve, pasi fëmijët që lexojnë në libra, kanë tendencën të kenë më pak probleme të shëndetit të syve.

Në konkluzion të studimit, sugjerohet që libri dhe letra e shkruar të mbahet sa më gjatë në qarkullim, sepse është ndikues i rëndësishëm dhe i dukshëm në perceptimin që ka truri për të thithur informacion.

Fëmijët që lexojnë në letër kanë gjykim më të mirë ndaj informacionit që marrin.