Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin televiziv “Big Brother Vip3”, ka hyrë banori më i ri Lidi Delia, i cili është një animator. Në videon prezantuese ai tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është baba i dy fëmijëve.
Ai ka hyrë si “vëllai i Heidit” dhe ky është misioni sekret ndaj saj që të bindë Romeon dhe banorët e tjerë se Lidi është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje nuk ia njeh as fëmijët.
Në momentin që hyri në shtëpinë e “BBV3”, Lidi për ta bërë më të besueshme shkoi takoi menjëherë Romeon, i cili u emocionua.
Në një bisedë mes Romeos dhe Lidit pasi përfundoi spektakli, Romeo i thotë se “përderisa është vëllai i Heidit, tashmë është edhe vëllai i tij”.
Romeo: “Të të them një gjë si fillim unë, nuk e di historinë tuaj sepse unë dje e mora vesh, nga momenti që je vëllai i Heidit, je vëllai im. Shpresoj shumë që ti zgjidhni gjërat me njëri-tjetrin. Unë do doja që ti këtu të ishe rehat”.
Lidi Delia: “E shikoj Heidin goxha në siklet, kam menduar që nuk do më takojë fare, por nuk është qëllimi im të dal këtu dhe të pastrohem si Lidi”.
ks