Një nga librat më të hershëm në ekzistencë pritet të arrijë mbi 2.6 milionë dollarë kur të dalë në ankand. Kodiku Crosby-Schøyen, i cili u shkrua në papirus në Egjipt, është libri më i hershëm liturgjik i krishterë, sipas shtëpisë ndërkombëtare të ankandeve Christie’s , në Londër.
Thuhet se kodiku, i cili përbëhet nga 52 fletë gjatë një periudhe prej 40 vjetësh në një manastir në Egjiptin e sipërm.
Shkrimi me karbon sugjeron se libri daton diku midis mesit të shekullit III dhe IV. Një nga dëshmitarët më të hershëm të përhapjes së krishterimit, kodiku përmban letrën e parë të Pjetrit dhe Librin e Jonait.
Faqet ruhen brenda një pleksiglasi, i mbajtur në dy kuti druri. Kodiku është pjesë e Papiruseve Bodmer, të cilat u zbuluan në vitet 1950 dhe përfshijnë tekste biblike, shkrime të krishtera dhe tekste letrare pagane.
Ai u ble nga Universiteti i Misisipit ku qëndroi deri në vitin 1981 dhe me pas u ble nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schøyen në 1988.
Gjendja e ruajtur mirë e kodikut është kryesisht për shkak të “kushteve të favorshme klimatike” në Egjipt ku u zbulua kodiku, sipas detajeve të katalogut të lëshuar nga Christie’s.
/rtsh.al/