Izolimi i Eglës vazhdon ende të përflitet nëpër rrjetet sociale e kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme u injorua fakti që Egla ishte fotografuar jashtë shtëpisë duke ecur rrugëve të Tiranës.
Përjashtimi i Eglës nga “Big Brother VIP” dhe më pas izolimi i saj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Sipas produksionit, Egla ka qëndruar e izoluar 48 orët e fundit, duke treguar edhe pamjet nga izolimi i saj.
Por të shumta kanë qenë ata që kanë ndarë disa pamje ku tregojnë Eglën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E mes reagimeve të shumta ka qenë edhe vëllai i Jul Dedës, Mario Deda, i cili në një postim në rrjetin social Instagram shkruan se 48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë është mashtrim. Në fotografinë që ai ka publikuar Egla shihet duke hipur në një makinë.
bal