Për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit (02.04.24), komediani 43-vjeçar Nick Cannon ndau diagnozën e djalit të tij që ka të bëjë me çrregullime të spektrit të autizmit, një çrregullim neurozhvillues me të cilin lind dhe do të thotë se mënyra se si mendon dhe e përjeton botën është e ndryshme nga dikush që është neurotip.
Nick Cannon dhe partnerja e tij theksojnë se ata mësojnë çdo ditë gjëra të reja nga “djali i tyre i bukur”, për të cilin shprehen se “e përjeton jetën në 4D”.
Me anë të një postimi të përbashkët në Instagram, ata shkruan, “Djali ynë i bukur e sheh jetën në 4D dhe kjo na mëson diçka të re çdo ditë! Dashuria e tij, fuqia dhe zgjuarsia ndriçon çdo dhomë ku ai hyn. Jemi të bekuar që Zoti e vendosi këtë shpirt të bukur nën kujdesin tonë dhe e kemi pranuar me gjithë zemër këtë detyrë”.
“Në këtë Ditë Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ne përqafojmë familjet në mbarë botën, duke pranuar sfidat e përbashkëta. Së bashku, le të krijojmë një botë pranimi dhe dhembshurie”.
bal