Sekreti për të arritur mbrojtjen e kërkuar nga dielli dhe për të shmangur efektet anësore të pakëndshme në lëkurën tuaj dhe në rastin më të keq, kanceri i lëkurës, nuk është gjë tjetër veçse të merrni parasysh sasinë e kremit kundër diellit që aplikoni në baza ditore dhe sa shpesh e rifreskoni.
Përdorimi i kremit kundër diellit është po aq i rëndësishëm në dimër sa edhe në verë, dhe rezultatet e aplikimit korrekt dhe të rregullt të tij shihen në rrafsh afat të gjatë. Edhe pse rëndësia e përdorimit të tij në ditët e sotme dihet, pakkush e di se sa është sasia e rekomanduar e aplikimit të tij, në mënyrë që mbrojtja e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB të diellit të jetë e mjaftueshme.
Sasia ideale është rreth gjysmë luge çaji krem kundër diellit për fytyrën dhe qafën dhe një lugë çaji të plotë për çdo krah dhe këmbë para dhe mbrapa. Nuk ka rëndësi se ku jeni, stina dhe SPF – sasia e duhur e kremit kundër diellit duhet të aplikohet në çdo situatë./A2CNN