Në shtëpinë e “Big Brother”-it vijon që prej ditës së martë izolimi në dhomën e bardhë i tre banorëve, Ilnisa, Meriton dhe Egla.
Izolimi po shoqërohet me shumë situata të papritura, tensione dhe debate pa fund.
Së fundmi ka agravuar një bashkëbisedim i moderatorit nga Kosova me Eglën, i cili i drejtoi një pyetje të sikletshme.
“Ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, ishte pyetja që bëri Meritoni gjatë një diskutimi e sipër, ku ishte e përfshirë edhe partnerja e tij, Ilnisa.Meritoni nuk tregoi se çfarë donte të nënkuptonte ai me këtë pyetje, megjithatë reagimi i Eglës ishte i menjëhershëm dhe i qetë.
“Unë mbaj përgjegjësi për çfarë flas”, ishte përgjigjja që i dha aktorja.
Izolimi i të tre të nominuarve do të vazhdojë deri të shtunën, dhe publiku do të vendosë se kë do të mbajë. Prej të nominuarve, njëri do të skualifikohet nga gara.