Gloria dhe Niko kanë diskutuar mbremjen e sotme rreth dinamikave në “Ferma VIP”.
Gloria tregon se nëse sdo kishte merakun si e sheh familja, ajo do t’i kishte ngrenë me dhëmbë të gjithë ata aty. Niko ndërkohë është munduar t’i shpreh Glorias opinionin e tij rreth qëndrimit të saj në fermë.
Pjesë nga biseda:
Gloria: Mos të ishte arsyeja familja, i kisha ngrenë me dhembë të gjithë
Niko: Edhe lalin tënd?
Gloria: Ti nuk hyn fare tek ajo kategori
Niko: Zemra ime ti je shumë e fortë. Mbase ti se di sa e fortë je, por unë të shoh shumë të fortë. Jam përballur me njërëz kafshë, jo këtu brenda, flas për jashtë. Sa krenar jam për ty edhe pse të njoh kaq pak. Je gocë bobe
Gloria: Shumë njerëz këtu janë penalizuar, ti i pari. Ditëve të para këtu nxorën kthetrat, u trembën, i hoqën fare tani
Niko: Mezi pres personazhet e reja, se me këta këtu jam lidhur
Gloria: Mua 10 veta nga një fjalë të më thonë, e shohin ça u bëj