Eglës i është dashur që ta kalojë ditëlindjen e mbyllur në “Dhomën e Bardhë” të “BBVIP”, me Meritonin dhe Ilnisën. Edhe pse pati tentativa nga Meritoni në mëngjes për ta uruar aktoren, ajo nuk e ka pranuar përqafimin e tij, ndërsa më vonë moderatori i ka gjetur fjalët që t’i bëjë një urim, por Ilnisa jo, teksa debatet mes tyre kanë vazhduar përgjatë ditës, madje edhe me tone të larta.
Ndërkohë, para pak castesh ka ardhur edhe torta e ditëlindjes së Eglës, e cila e ka prerë e vetme, edhe qiriun e ka fryrë e vetme dhe ka uruar vetë veten, ndërsa nuk i ka bërë pjesë të “festimeve” ciftin.
Po ashtu, ajo është shfaqur edhe në lot, duke konsumuar ushqimin dhe i ka kërkuar Meritonit dhe Ilnisës që të paktën në këtë ditë të mos e bezdisin.