Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit.
E enjte, 4 Prill 2024 – 21:55albinfo.ch
Një shqiptar i arrestuar për dëbim ka arritur të arratiset nga komisariati në Arnstadt (rrethi Ilm). Sipas informacioneve që ka dhënë policia të enjten, 21-vjeçari u dërgua në të ashtuquajturin paraburgim parandalues të caktuar të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij, transmeton albinfo.ch.
Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar. Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi në fakt paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.
Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i sërishëm i tij, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues për migrantët për të cilët është planifikuar deportim mund të urdhërohet nga gjykatat, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të mos shmangin dëbimin.