ShowBizzz

Graciano shijon vargjet e këngës, nuk i përmban dot lotët

Graciano Tagani, një prej balerinëve më të njohur në Shqipëri, është bërë përsëri pjesë e formatit të ‘BBV3’, dhe pse u eliminua njëherë prej tij. Kliko këtu

Ai ka arritur të ‘rrëmbejë’ një vëmendje të gjerë prej publikut, teksa herë pas here është shfaqur duke krijuar dinamika ngjarjesh, debate dhe shumë gjëra të tjera në shtëpinë më të ndjekur.

Por çdokush i ka ato momentet e veta të vështira në jetë. E siç duket Graciano nuk ka mundur ti fshehi më këto ‘probleme’.

Pasditen e sotme, teksa në sfond dëgjonte një baladë të mrekullueshme të këngëtarit të mirënjohur Alban Skënderaj, banori nuk i ka përmbajtur dot lotët dhe ka nisur të qajë teksa njëkohësisht këndon duke iu dridhur buza…