Të gjithë duan të kenë qerpikë të gjatë dhe me volum që duken të plotë dhe të shëndoshë, por duke qenë se ka bojëra të shumta për qerpikë, mund të jetë e vështirë ta dimë se cilin ta blejmë.
Në shumicën e rasteve, ne nuk marrim rezultatin që duam dhe thjesht dikush është e bekuar me qerpikë më të gjatë.
Por, ekziston një truk të cilin mund ta aplikoni, për ta pasur rezultatin e qerpikëve voluminoz që ju doni.
Krejt çfarë duhet të bëni është merrni pak pudër (për fëmijë) dhe ta aplikoni një shtresë të hollë tek qerpikët përpara se ta vendosni maskarën; pasi supozohet se ndihmon që produkti të ngjitet.
Pasi ta aplikoni maskarën pas pudrës, qerpikët do të duken më të gjatë sikurse keni vendosur shtesa profesionale, sipas disa blogerëve.