Sipas astrologes Stina Garbis, disa shenja të zodiakut kanë pikërisht këtë lloj joshjeje, dhe kur janë disi të çuditshëm.
Ja, cilat janë këto shenja:
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Si shenjë zjarri, Luani e di se janë joshës, pavarësisht se janë të veshur mirë dhe po kërcejnë në një klub apo të veshur me sportive, duke ecur nëpër qytet. Madje, një Luan është karizmatik pa shumë përpjekje.
Sipas Garbis, karizma vjen nga energjia e tyre e diellit. Si një shenjë e përfaqësuar nga qendra e universit, nuk u duhet shumë për të tërhequr vëmendjen. ‘Është e vështirë të mos duash të jesh pranë tyre’ – thotë ajo.
Nëse rrini me një Luan për më shumë se një minutë, ka shumë mundësi që të bini në dashuri.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Peshoret janë aq karizmatikë, sa ndonjëherë se kuptojnë. Sipas Garbis kjo është falë sharmit Venusian. Si shenjë ajri e sunduar nga planeti i dashurisë, kanë gjithmonë diçka interesante për të thënë dhe e zotërojnë artin e flirtimit.
Kanë aftësi të mahnitshme për t’u përfshirë në biseda me këdo dhe për çdo gjë. Kanë talent të natyrshëm për të mbajtur një bisedë, pa ngërçe. Gjithashtu, kontakti i tyre me sy është në një nivel tjetër, intensiv dhe joshës!
Nuk janë vetëm bisedues të mirë, por edhe energjia që i karakterizon është e mirë, thotë Garbis. Gjithashtu, kjo shenjë ka stil.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Akrepat janë misteriozë dhe magnetikë. Sipas Garbis, shpeshherë kanë nevojë të flasin. Në vend të kësaj, karizma i dallohet në sy dhe në mënyrën si e mbajnë veten.
Kur kjo shenjë e ujit futet në një dhomë, të gjithë kthejnë kokën për ta parë. Akrepat janë misteriozë dhe magjepsës, por sapo të bisedoni me ta, do të kuptoni se kanë edhe sens të shkëlqyeshëm humori. Është si të zbulosh një thesar të fshehur shakash brenda hijeshisë së tyre enigmatike!
Kjo karizëm ka të ngjarë të jetë ndikuar nga planeti i tyre sundues, Plutoni, gjë që ju bën të mos doni t’i lini vetëm, thotë Garbis. Ata kanë diçka të veçantë që ju mban të varur.