ShowBizzz

“Do të të dua përgjithmonë”, me lot në sy Ilnisa-Meritonit: Kam nevojë për ty…

Meritoni dhe Ilnisa nuk kanë ngurruar t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

E izoluar në dhomën e bardhë me Eglën dhe Meritonin, Ilnisa është ndjerë e mërzitur dhe i është hapur këtij të fundit. Ajo i thotë se “ka nevojë për të”, ndërsa Meritoni e puth dhe e përqafon dhe i thotë se “do e dojë përgjithmonë”.

Meritoni: Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë. Ok, për njeriun që je.

Ilnisa: Sot kam pasur shumë nevojë për ty.

Meritoni: Këtu jam shpirt. Pse s’më zgjove nga gjumi.

Ilnisa: Më vinte keq se po flije.

Meritoni: Për mua të vjen keq? Duhet të më zgjosh dhe të më thuash zemrush kam nevojë për ty.

Ilnisa: Po flije dhe me erdhi keq.

Meritoni: Duhet të më zgjosh, Meriton kam nevojë për ty.

Ilnisa: Te koka jote më mori gjumi mua.

Meritoni: E di.

 



ks