Moderatorja e njohur Kiara Tito ka qenë e ftuar në emisionin më të ri të Bora Zemanit në Top Channel, “Cherry on Top”.
Kiara është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe gjatë programit zbuloi se tashmë ata e kanë gjetur emrin e vajzës.
Emri i bebes do të nisë me shkronjën “L”. “E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive ‘L’. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën ‘L’”, tha Kiara.
Moderatorja ka folur për periudhën e ëmbël të shtatzënisë, duke zbuluar se aktualisht ka probleme me gjumin. “Gjëja që po vuaj më shumë është gjumi. Deri në muajin e 7 isha ok, pastaj kur fillova të merrja ato kilet e tepërt që kam shtuar 25 kg, janë kilogramët më të bukur”, tha Kiara.
bal