Vesa Smolica, e ftuar në “Se luan topi”, ka folur pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.
Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.
Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?
Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish e dashur atëherë e Romeos normalisht që ka xhelozuar. E pashë që kanë diskutuar brenda shtëpisë për mua.
ks