Xhensila Myrtezaj është një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë kohët e fundit.
Pak kohë më parë, u konfirmua se këngëtarja i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku, teksa çifti janë prindër të një vajze dhe një djali.
Por duket se problemet në jetën personale, nuk e ndalin Xhensilën të shkëlqejë në karrierë.
Këngëtarja është shfaqur në super formë në daljet e fundit në skenë, ku nuk kanë munguar as lëvizjet provokuese nga ana e saj.
@xhensiladashuria Zjarr🔥@Xhensila Myrtezaj ♬ original sound – Xhensila Myrtezai