ShowBizzz

“Nuk i tregova çfarë kishte”, Mariana Kondi rrëfen humbjen e nënës nga sëmundja e rëndë

Mariana Kondi në një bisedë me Çiljetën është prekur, pasi ka treguar humbjen e nënës së saj.

Fermerja u shpreh se nëna e saj vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Aktorja tregon se ky moment ishte aq shumë i vështirë sa i dukej sikur tavani i ra mbi kokë.

“Unë e dija se ishte e ftohur me grip, kur më thotë ‘mami është me kancer’. Mami ishte e re, 70 vjeçe. Mami po vishej e më pyet ‘si doli?’ S’dija ça të bëja. Më ra tavani mbi kokë. Morëm ca mjekime, nuk ia thashë fare mamit çfarë kishte.

Në shtator, tetor u bë mirë. Pastaj në nëntor u prek prapë. E çova në spital. Jetoi 6 vite me kancer. Dita e fundit ishte e tmerrshme. Vëllai po lyente shtëpinë, ajo kërkonte atë, unë i rrija tek koka”- tregon e prekur aktorja e njohur.