ShowBizzz

“Po të jetë djalë do ta quaj…”/ Në një lidhje me Heidi Baçin, Romeo zbulon emrat që ka zgjedhur për fëmijët e tyre

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, të cilët dëshirojnë që pas daljes nga ky reality show lidhjen ta çojnë në një tjetër stad, atë të martesës.

Gjatë një bisede me Lidin, aktori ka treguar se dëshiron të ketë fëmijë me Heidin, ndërsa tha se Hëna dhe Nigri janë dy emrat e preferuar nëse e vogla e tyre do të jetë vajzë.

Më tej Romeo u shpreh nëse fëmija i tyre do jetë djalë, ai do ja vinte emrin Troi duke thënë se i pëlqejnë emrat me 3 ose 4 gërma.

“Nëse do kem gocë kam dy emra të preferuar. Hëna më pëlqen, Nigiri. Po të jetë djalë më pëlqejnë këto emrat e shkurtër me 3-4 gërma. Troi më pëlqen shumë. Për çun ishte Romeo junior. Do martohem me Heidin dhe do bëj fëmijë. Unë do plakem dhe fëmijët e mijë do bëjnë fëmijë, dhe nippit do ja vija emrin Romeo”- tha Romeo.