Madonna së fundmi gjatë një prej koncerteve të turneut të saj “Celebration” ka folur për një nga lidhjet e saj në të kaluarën, teksa “e ka përmendur publikisht dhe ka turpëruar” ish-të dashurin e saj.
65-vjeçarja ishte në Atlanta, kur i rrëfeu audiencës se ishte e dashuruar me një producent muzikor gjatë regjistrimit të albumit të saj të vitit 1994, “Bedtime Stories”.
“Isha marrëzisht e dashuruar me të dhe ai më trajtoi si mut”, tha ikona muzikës. “Unë po them vetëm, ti e bëre, më ke trajtuar shumë keq, vëlla”, vazhdoi Madonna, pa e identifikuar ende fajtorin. “Është në rregull, e kuptoj. Ti ishe thjesht një djalë. Por unë shpresoj se ju jeni rritur”.
“Unë po ju turpëroj publikisht. A e thashë emrin tuaj? Emri i tij është Dallas Austin”. Gjatë krijimit të “Bedtime Stories”, Madonna ishte 35 vjeçe, ndërsa Austin, producenti fitues i “Grammy” ishte 23-vjeç. Bashkëpunimi i tyre në album prodhoi këngët “Secret”, “Don’t Stop”, “Survival” dhe “Sanctuary”.
Pavarësisht gjithë kësaj, Madonna tha se koha e saj duke punuar për ato albume ishte magjike. “Më vjen të punoj me disa muzikantë të jashtëzakonshëm. Më mungon të punoj në këtë mënyrë, të shkruaj këngë me muzikantë dhe çdo ditë të vij me diçka të re”, pranoi ajo.
Komentet e Madonnës vijnë vetëm një vit pas një problemi të madh shëndetësor që ajo pati qershorin e kaluar. Këngëtarja e “Like a Virgin” u dërgua në spital, në terapi intensive, për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial.
bal