ShowBizzz

Ish-anëtarja e grupit ‘Hana Band’ rikthehet me një baladë fantastike

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fjolla Gashi, ka sjell së fundmi një projekt të ri muzikor.

“Eja më merr” titullohet kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip të realizuar me pamje mahnitëse.

Një baladë shumë e bukur kjo, e interpretuar në mënyrë të mrekullueshme edhe nga artistja.

E njëjta është shumë aktive nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore në të gjithë trojet shqiptare, e tashmë dihet se një kohë i është rikthyer edhe muzikës popullore duke performuar kështu nëpër dasma e ahengje.

Teksti është shkruar nga Ghetto me producim dhe muzikë të kompletuar nga Duobass Records.

Kënga tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e merituar.

Fjolla përndryshe ka qenë pjesë e grupit të njohur, Hana Band.