Përdorimi i syzeve të diellit që shpeshherë tregtohen në rrugë apo dyqane të pacertifikuara është shumë i dëmshëm për shëndetin e syrit.
Mjekët okulistë shprehen se është më mirë të mos mbahen fare se sa të përdoren këto produkte nga qytetarët.
Mbajtja e syzeve joprofesionale për një kohë të gjatë mund të shfaqë disa patologji për syrin që mund të dëmtojnë rëndë shikimin.
Mjekët specialist thonë se vitet e fundit ka filluar një sensibilizim më i madh i qytetarëve për tu kujdesur për shëndetin e syrit.
Është më mirë që pacienti të rrijë pa syze dielli fare se sa të marrë syze dielli që janë jo origjinale dhe pa filtër mbrojtës.
Por edhe me syzet origjinale duhet të keni kujdes dhe jo t’i merrni pa këshillën e okulistëve.
Kjo pasi pacienti që përdor syze origjinale që janë ultra violet mendon që këto syze e mbrojnë nga dielli sepse ja errësojnë pamjen dhe ai mendon se është i qetë, përkundrazi shikoni çfarë ndodh, duke u ulur ndjeshmëria nga drita pupila rri më e zgjeruar duke qenë se këto syze nuk kanë filtër mbrojtës në pjesën e jashtme të xhamit, rrezet ultra violet futen më tepër duke qenë pupila e zgjeruar.
Syzet e diellit duhet të jenë me filtër mbrojtës nuk është e thënë që duhet të jenë shtrenjta mjafton që pacienti të sigurohet që kanë filtër mbrojtës origjinal. Përdorimi për një kohë të gjatë i syzeve të diellit dëmton retinën.