Secili prej nesh i vendos ndryshe kufijtë në një marrëdhënie. Për disa mjafton që t’u lëndosh ndjenjat, t’i zhgënjesh apo tradhtosh dhe menjëherë gjendesh jashtë jetës së tyre. Të tjerë janë më të gatshëm për të dhënë shanse të dyta, u përgjigjen telefonatave dhe pranojnë faljen.
Shumë shenja uji dhe ajri janë ato që tërhiqen një hap pas në një marrëdhënie sepse nuk u pëlqen të kenë raporte të këqija me miqtë apo partnerin. Disa të tjera i japin shanset e dyta për arsye krejtësisht të tjera, nuk u interesojnë shumë ngjarjet dramatike dhe u duhet kohë që ta largojnë dikë një herë e mirë nga jeta e tyre.
Dashi
Dashi e pranon faljen sepse do që të vazhdojë debatin, por në mënyrë të fshehtë. Disa shenja zodiaku e kanë prioritet qetësinë, por Dashi udhëhiqet nga Marsi luftarak dhe është gjithnjë gati për një raund tjetër. Ai e sheh debatin si një formë dashurie. Kjo është arsyeja pse Dashi përfshihet në marrëdhënie që herë janë dhe herë jo. Si shenjë pasionante dhe impulsive, janë gati t’i japin ish-it një shans të dytë vetëm që t’ua thonë gjërat në sy. Dashi e di mirë se çfarë do. Pasi përfshihet në një marrëdhënie romantike apo platonike, nuk heq dorë lehtë dhe është gati ta takojë personin që i ka lënduar për të zgjidhur situatën.
Ujori
Ujori është shenjë që i pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe do që marrëdhëniet të jenë brenda normave sociale. Në këndëvshtrimin e Ujorit, asgjë s’është e pafalshme. Nëse partneri i tradhton, do të gjejë një mënyrë që ta mirëkuptojë. Me gjasë, e konsideron edhe lidhjen e hapur kështu që mund t’ia japë ish-it një mundësi të dytë. Ujori ka tendencë të harrojë mëritë e së shkuarës dhe është i gatshëm të falë. Kjo shenjë drejton shtëpinë e miqësisë kështu që i pëlqen të takojë vazhdimisht njerëz të rinj dhe ka një grup të madh miqsh që i konsideron familje. Kjo afërsi me ta ia lehtëson pranimin e faljes në raste keqkuptimesh.
Peshqit
Pas ndarjes, një Peshk do të presë me lot në sy një mesazh ku ish-i i kërkon falje. Sapo mesazhi mbërrin, ai nuk e injoron dhe automatikisht i jep një mundësi të dytë. Kjo shenjë uji kaq e ndjeshme është një nga shenjat e zodiakut që fal më shumë. Ndryshe nga Gaforrja dhe Akrepi që mund të mbajnë mëri me vite, Peshqit e shohin botën me një vështrim ëndërrimtar. Për këtë arsye e kanë të lehtë të falin edhe tradhtinë apo të rindërtojnë marrëdhëniet me miq e familjarë që i kanë lënduar. Peshqit janë gjithnjë në kërkim të paqes dhe harmonisë, ndaj me ta mjafton një bisedë apo përqafim për të zgjidhur gjithçka.