Bota

Gjysma e krimeve po kryhen nga të huajt! Nis debati për kufizimin e migracionit në Gjermani

Në Gjermani ka nisur një debat për kufizime të emigracionit, pas daljes së të dhënave se gjysma e krimeve në vend po kryhen nga shtetas të huaj.

“Ky zhvillim shumë negativ tregon se sa e tensionuar është situata me integrimin e të huajve dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë urgjente për një kufi të sipërm vjetor të numrit të emigrantëve,” tha Ministri i Brendshëm i Saksonisë, Armin Schuster i CDU.

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag për Punët e Brendshme, Alexander Tromm, i kërkon qeverisë së Olaf Scholz një “kthesë” për politikën e migracionit.

“Kur flasim për emigracionin e refugjatëve, duhet të flasim edhe për imigrimin e atyre që vijnë këtu për shkak të varfërisë”. “Përveç kësaj, shumë emigrantë vijnë në Gjermani kanë përvoja të lidhura me dhunën dhe krimin në vendet e tyre të origjinës,” tha Trom.

Politikanët e opozitës theksojnë veçanërisht faktin se 41 për qind e të gjitha krimeve kryhen nga të huajt, d.m.th. personat pa shtetësi gjermane, pavarësisht se ky grup shtetasish përbën 15 për qind të popullsisë së përgjithshme.



/tiranapost