Mbrëmjen e djeshme pak pasi ka mbaruar spektakli live i “Big Brother VIP”, një debat i ashpër ka ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Egla dhe Romeo kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë zgjedhja e tre banorëve nga ana e këtij të fundit për të shpëtuar nga nominimi.
Si lider i shtëpisë, Romeo kishte të drejtë të bënte imunë edhe tre banorë të tjerë dhe ai zgjidhi Heidin, Lidin dhe Eglën. Por mesa duket Eglës i ka mbetur qejfi se pse banori tha emrin e Lidit para emrit të saj.
Ndërkohë në mes të këtij debati ka hyrë dhe Meritoni, i cili i ka akuzuar ata se ky debat është thjesht aktrim, duke marrë parasysh që Egla dhe Romeo kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin që pas rifutjes së saj në shtëpi.
Egla: Nuk të ankohem unë ty mo, o buzëqumësht! Unë po të komunikoj.
Romeo: Thjesht po prisja të ktheheshe edhe u ktheve në mënyrën më të shëmtuar!
Meriton: Pse po aktroni, a mund ta di?
Romeo: Të lutem më lër të flas, ta kërkoj si ndjesë.
Meritoni: Edhe unë po të kërkoj ndjesë.
Romeo: A të shpëtova zemra, ça do më?
Egla: Kur?
Romeo: Ti do thjesht të kapesh.
Egla: Kur? Pas kujt?
Romeo: Do thjesht të kapësh, siç e ke bërë edhe Prime-n e kaluar.
Egla: Më përgjigjesh dot?
Romeo: Pas kujt? A të zgjodha?
Egla: T’u kujtua emri.
Romeo: Seriozisht e ke? Ti do thjesht të kapesh.
Egla: Atëherë je një çun i keq, shumë i keq, edhe për këtë që po bën.
View this post on Instagram
lokimagazine