I njohuri Lazim Destani , sot ka uruar të gjithë besimtarët që festojnë Fitër Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën .
Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Ju kujtoj nga përvoja ime shumëvjeçare, se – të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mirat për të gjithë, thotë humanisti i njohur mbarëkombëtar , po aq edhe nē qarqe botërore Lazim Destani me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Gjatë një muaji – shton Destani , ishim bashkë në adhurime, falje e lutje. Ishim bashkë në syfyre e iftare. Edhe sot e tutje të vazhdojmë të jemi bashké kudo , në arritje té sukseseve té reja , për një jetë të miré , për një shtet të fortë siç e meritojmë ne si popull i lashtë që jemi .
Sot , të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre që kanë nevojë.
E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve- uron Lazim Destani.
ks