Princi William është rikthyer në rrjetet sociale për herë të parë që kur Kate Middleton njoftoi se po i nënshtrohet trajtimit të kancerit. Ai ka ndarë një mesazh në x ku komenton tërheqjen e atletes Rachel Daly nga futbolli.
“Faleminderit për kaq shumë shfaqje të paharrueshme Rachel Daly ”, shkroi Princi William në llogarinë zyrtare që ndan me gruan e tij.
Ai shtoi, “Sa më shumë gola të tjerë për Villa tani!”
Princi William ka mbajtur një profil të ulët javët e fundit ndërsa Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi 5-vjeçar Louis janë në pushim shkollor pas festës së Pashkëve. Familja po kalon kohë private së bashku pas njoftimit të Kate se ajo është duke iu nënshtruar trajtimit të kancerit.
Thank you for so many unforgettable performances with @Lionesses, @RachelDaly3. Plenty more goals for Villa now! W https://t.co/JXmadhxW7L
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) April 10, 2024
/tiranapost