ShowBizzz

Françeska dhe Kiara bëjnë ‘xing’ me fustanin, ja çmimi “i kripur” i tij

Mbrëmjen e djeshme Françeska, e cila njihet tashmë për veshjet e shtrenjta që zgjedh të vesh në Prime, bëri xing me Kiarën me një fustan që kjo e fundit kishte zgjedhur të vishte disa kohë më parë.

Françeska zgjodhi të veshi një fustan nga Area, si ai që i kemi parë Kiara Titos por në ngjyrën rozë.

Ajo që e bën këtë fustan të veçantë është shtresa e zbukuruar me kristale në bust, dhe shpatullat e ekzagjeruara të mbushura.

Ndërkohë çmimi zyrtar që mban fustani është 695 dollarë.

Tani ne mendojmë se gocat duken yll, po juve cila ju pëlqen më shumë.



ks