ShowBizzz

‘Më ka hequr 3 vjet stres’, si filmi 2 gisht mjaltë 2 i ndryshoi jetën një vajze

Suksesi filmit “Dy gisht mjaltë 2” ka kaluar kufijtë. Filmi aktualisht po shfaqet në Itali dhe në faqen zyrtare të Ermal Mamaqit kanë ardhur shumë mesazhe që tregojnë sa shumë kanë qeshur me skenat e këtij filmi. Por një prej spektaktoreve tregon se filmi i ka hequr tre vite stres pasi kishte kihë të gjatë pa qeshur aq shumë.

“Kam parë dje filmin. O Zot! Më ke hequr 3 vjet stres për Zotin. Kur dola nga kinemaja e kisha humbur sensin e kohës dhe s’po kuptoja ku isha. Vetëm rikujtoja skenat e filmit dhe qeshja me vete. Na ke kënaqur me atë film”, i ka shkruar spektatorja Ermalit.

“Dy gisht mjaltë 2” është me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili është edhe producent, regjisor dhe protagonist i veprës.

‘Më ka hequr 3 vjet stres’, si filmi 2 gisht mjaltë 2 i