FermaVIPShowBizzz

Valeri kërcen para kamerave, Dijonisi dhe Renisi e shoqërojnë me batuta: Është sensual

Pothuajse çdo ditë në Ferma VIP, Valeri ka momentin e tij të relaksit ku kërcën dhe dhuron spektakël para kamerave.

Nuk ka ndodhur rrallë që kërcimi i tij të shoqërohet me batuta nga fermerët e tjerë. Sot ishte Dijonisi dhe Renisi që u gjendën në këto momente në oborr.

Dijonisi: Dridhe Valer, ta marrt dreqi sa buku e luan trupin

Renisi: E lëviz trupin, por duarve i jep kot më kot

Dijonisi: Shumë melankolik në lëvizje

Renisi: Është sensual

Dijonisi: Po, po, shumë sensua. Kërcimi më i keq në Shqipëri

Renisi: E ke gabim, për mua është nga më të mirët. Te “Mamma Mia” duhet të kishte marrë rol kryesor.

Bisedës i është bashkuar më pas Valeri i cili është shprehur se e ka pasion kërcimin./vizionplus.tv