Pasi Kate Middleton njoftoi se kishte kancer, ajo dhe Princi William u përpoqën të riparonin marrëdhënien me Meghan Markle dhe Princin Harry, e përkeqësuar disa vite më parë. U tha se Kate dhe William i kanë kërkuar Dukës dhe Dukeshës së Sussex që të çojnë dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, në Mbretërinë e Bashkuar për të kaluar më shumë kohë së bashku. Sipas mediave ndërkombëtare, që nga viti 2020, kur Meghan dhe Harry u larguan nga Britania e Madhe dhe u transferuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrëdhënia mes fëmijëve të Princeshës Diana është përkeqësuar. Ka pasur shumë njerëz që kanë tentuar të japin shpjegime përse Harry dhe William kanë një marrëdhënie kaq të tensionuar, megjithatë një ekspert mbretëror shpjegoi se çfarë po ndodh në të vërtetë. Sipas tij, Meghani vendosi të shkëpuste lidhjen me Kate, sepse gjatë kohës që ishte pjesë e familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, ajo nuk u ndje e mbështetura nga kunata.
“Meghan nuk ndihet fajtore për Kate pasi beson se ajo duhet të ishte personi në familjen mbretërore që duhet ta mbështeste në çdo vështirësi. Aktorja thjesht nuk e kupton se përse kate e ka mbrojtur gjithmonë familjen mbretërore në vend që t`i ofronte mbështetjes asaj, e cila ishte e huaj”, thotë Tom Quinn, i cituar nga The Mirror. Quinn shton se as sëmundja e rëndë e Middleton nuk e ka bërë Markle të ndryshojë mendim. Zhgënjimi që Meghan ndjen ende, sipas tij, nuk është zhdukur edhe pasi ajo mësoi se Princesha e Uellsit ka kancer.
Burime të brendshme pohojnë se gruaja e Princit Harry u trondit nga ajo që zbuloi, megjithatë sërish nuk sheh asnjë mënyrë që marrëdhënia e tyre të jetë si më parë. “Diagnoza e kancerit të Kate ishte një tronditje e vërtetë për Meghan, por ajo nuk sheh asnjë mënyrë për të riparuar marrëdhënien thjesht sepse është bërë kaq toksike”, theksoi Quinn. Sakaq, marrëdhënia e tensionuar mes Meghan-it dhe Kate-it po e dëmton Harry-n, i cili do të donte që gjërat të ishin ashtu si më parë, qetë e pa skandale. Ai është i detyruar të zgjedhë mes Meghan dhe Kate, edhe nëse distanca nga gruaja e vëllait të tij do të përfaqësonte “humbjen e dytë të madhe”, pas asaj të princeshës Diana.
bal