ShowBizzz

Pas dy djemve; Rihanna dëshiron një vajzë!

Rihanna ka dhënë një intervistë për revistën “Interview” dhe ka nddër të tjera është pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë. “Aq sa do Zoti që të kem. Nuk e di se sa do të më jepte Zoti, por do të bëja më shumë se dy. Do të përpiqesha edhe për një vajzë. Por, sigurisht nëse përsëri është djalë, atëherë është djalë”, theksoi artistja.

Më tej Rihanna foli për marrëdhënien e saj me partnertin e saj, se si pandemia ndikoi për mirë tek ata, duke përshpejtuar hapat drejt krijimit të një familje.

“Ne kishim mendime të njëjta për modën, kreativitetin. Ne përfunduam në të njëjtat rrethe. Dhe pas kësaj, kur u rritëm, ne përfunduam duke mbështetur markat dhe produktet dhe kreativitetin e njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës. Unë vishja rrobat e tij, ai shfaqej në prezantimet e mia deri në fund të 2019-ës. Ne njihemi prej kohësh.

Pas dy djemve; Rihanna dëshiron një vajzë!

Unë e kam parë atë në marrëdhënie të tjera. Ai më ka parë mua në marrëdhënie të tjera. Ne e kemi parë njëri-tjetrin jashtë marrëdhënieve. Ne e dinim se për çfarë jemi të aftë dhe telashet që mund t’i sillnim në jetët e njëri-tjetrit. Mund të bashkojmë ose thyejmë zemrat e njëri-tjetrit. Dhe kështu, ne filluam të takoheshim me shumë kujdes. Unë thjesht e lashë të ndodhte çfarëdo që duhej të ndodhte. Ishte thjesht, ‘Kjo është një lule. Ajo ose do të vdesë ose do të lulëzojë. Por unë do ta lë ta vendosë vetë’.

COVID e përshpejtoi marrëdhënien tonë. Ndjeva sikur Zoti e dinte që ne kishim nevojë sepse do të krijonim një familje. Dhe po të mos ishte për COVID, do të kishim marrë shumë më tepër kohë për t’u qetësuar me njëri-tjetrin, madje edhe për të ditur nëse ishim gati”, shtoi ajo më tej.

 

 



bal