Blendi Fezviu është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej vitesh ai drejton programin e tij “Opinion”, duke u bërë pjesë e pandshme e familjeve shqiptare.
E përveç angazhimit në televizion, gazetari është shumë aktiv edhe në rrjetin e tij social Instagram, ku vazhdimisht ndan jo vetëm postime që kanë të bëjnë me profesionin e tij. Ai zgjedh që të ndajë momente nga përditshmëria, nga udhëtimet e shumta që bën nëpër vende të ndryshme të botës, por edhe momente familjare në ditë të shënuara.
Së fundmi, Blendi është bërë nostalgjik dhe është kthyer shumë pas në kohë, në fëmijërinë e tij. Ai ka publikuar një foto ku shihet në breg të detit rreth moshës 5-vjeçare.
“Kur Jugu kishte det por shumë pak pushues. Duhet të jetë viti 1974 ose 1975. #himare”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
bal