Balerini Graciano Tagani ka shpërthyer në lot mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë nëna e tij.
Mes lotësh, konkurrenti i tregoi Françeska Muratit se ka shikuar në ëndërr nënën e tij, dhe balerinit ka frikë që e ëma nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana tjetër modelja duke u përpjekur që ta qetësojë Gracianon, i tha atij se sikleti në ëndërr është e kundërta, pra do ndodhë diçka e mirë.
Pas fjalëve të modeles, Graciano u qetësua dhe filloi të këndonte në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Lash namë (shpërthen në lot)
Françeska: Jo është në rregull. O kam qajtë unë ose s’ka qajtë kush në këtë shtëpi. Nëse e ndjen qaj se është në rregull. Janë shumë emocione të forta në këtë shtëpi
Graciano: Jo thjeshtë…
Françeska: Je i ngarkuar apo të ka marrë malli?
Graciano: Jo ëndrra është ajo që… S’dua të mbytem
Françeska: Të pashë në mëngjes që ishe shumë i fikur
Graciano: Pushova dhe e kisha harruar se çfarë pashë, mbasi mbarova dushin mu shfaq e gjitha. Ishalla janë mirë vetëm kaq
Françeska: Më trego. Shikove mamin sëmurë?
Graciano: E pashë në siklet
Françeksa: Kur shikon siklet në ëndërr janë shumë mirë