ShowBizzz

“Keni bërë marrëveshje…” Roza i zbulon Julit 4 finalistët e BBV dhe nuk përfshin veten

Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjola Doçin, ka treguar se disa banorë kanë vendosur mes njëri-tjetrit se kush janë finalistët e “Big Brother VIP3”.

“Kush e ka vendosur këtë?” tha Juli i çuditur, ndërsa moderatorja u shpreh se kjo gjë është e dukshme nga mbarëvajtja e dinamikave në shtëpi dhe mënyra sesi Egla, Juli, Romeo, dhe Heidi komunikojnë.

Aktori tha se të njëjtën fjali i ka thënë edhe Erjola, megjithëse sipas dy vajzave ato nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë gjë.

Pas kësaj deklarate, Juli doli në konkluzionin se e gjithë shtëpia ka të njëjtin mendim për banorët që do të shkojnë në finalen e “BBV”.

Roza: Duket ashiqare që keni vendosur me njëri-tjetrin ju se kush janë finalistët e kësaj shtëpie

Juli: Kush e ka vendosur këtë?

Roza: Kështu kuptohet nga mbarëvajtja e dinamikave të shtëpisë dhe se si komunikoni ju. Sikur ju e keni ndarë se kush janë finalistët e kësaj shtëpie, këtu fus Eglën, Romin, ty, Heidi futet se është me Romeon krahë për krahë.

Juli: Këtë më ka thënë edhe kjo (për Erjolën). E paskeni bërë si bisedë?

Roza: Me Riken e kam bërë si muhabet

Erjola: Unë se kam bërë këtë me Riken

Juli: Si e tha të njëjtën fjali kjo

Erjola: Për kokën time

Juli: Si i tha të njëjta fjalë kjo? Qenka shtëpia në sintoni të plotë ë!