ShowBizzz

Pas thashethemeve se ka ndërprerë kontaktet me menaxherin e tij, Bardhi reagon në Instagram

U aludua shumë nëpër medie se Bardhi ka prishur raportet me menaxherin e tij, Jetmirin, pasi ai dhe Sara Gjordeni kishin shumë përplasje virtuale.

Gjithashtu, javë më parë Sara Gjordeni ishte e ftuar në podkastin “MeKast” nga Megi Pojani dhe tregoi se Bardhi ka ndërprerë marrëdhëniet me menaxherin e tij, Jetmirin.

Ajo tha se sigurisht, nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me Jetmirin, pasi është shprehur në mënyrë të tillë, pa e njohur, duke shtuar se as Bardhi nuk ka kontakt me të.

Ndërsa sot, Bardhi bëri një reagim në InstaStory duke e thënë të kundërtën.

“Portale dhe media të dashura ju lutem mos bëni shpije. Unë vazhdoj menaxhmentin tim me Jetmir Agaj dhe SBS Entertainment dhe ju lutem most ë përmendet më emri in në lajme të tilla!”, shkroi Bardhi.

Më tutje ai vazhdoi: “Është hera e fundit që deklarohem lidhur me këtë temë. Jam dhe do të vazhdoj të jem pjesë e @sbsmusicent”.