Nuk ka vetëm lojë, surpriza, debate dhe zënka brenda Ferma VIP, por ka edhe shqetësime për vetë fermerët.
Gjatë primet të sotëm një nga shqetësimet e fermerëve ishte t’i gjenin nuse Buçkos, i cili me batutë u përgjigj se ajo ndodhet brenda në Fermë.
Kur u pyet se çfarë tipari e dallon nga të tjerat, Buçko tha se i pëlqen të bëjë punë, dhe të gjithë u kthyen me humor nga Ditea.
Pjesë nga diskuimi:
Fjoralba: Si e do nusen Buçko?
Buçko: Është brenda në fermë ndoshta.
Besi: Na thuaj çikë si është?
Buçko: I pëlqen të lajë rrobat shumë.
Fermerët: Ditea, Ditea…
Ditea: Mendoj se Buçko po bënte shaka.
Keli: Po nëse Buçko nuk bën shaka.
Ditea: Unë nuk kam atë lloj interesi ndaj Buçkos dhe ndaj askujt këtu.
Besi: Atë mos e thuaj.
Fjoralba: O Buçko, ti preu krahët.
Sonila: Atë mos e thuaj, se dashuria kalon nga stomaku.
Keli: Qarkullon fjala që Buçko bën dietën e një personazhi mediatik që merr dy mijë kalori në ditë.
Floralba: O Buçko, bjonde apo brune?
Buçko: Brune, brune.