Regjisorja Eleanor Coppola, fituese e çmimit Emmy, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Mësohet se Coppola ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Rutherford, Kaliforni.
Vajza e Eleanor, Sofia Coppola, nuk mori pjesë në Festivalin e Filmit në Nju-Jork në fillim të tetorit për shfaqjen e filmit të saj Priscilla, në mënyrë që të kalonte kohë me nënën e saj. “Më vjen shumë keq që nuk jam me ju, por jam me nënën time, së cilës i kushtohet ky film”, u shpreh ajo në një deklaratë e cila u lexua nga producentja Youree Henley më 6 tetor.
E lindur në Los Angelos më 4 maj 1936, Eleanor u rrit në Orange County, por u kthye në vendlindje për të studiuar në Universitetin e Kalifornisë, Los Angelos. Atje, ajo u takua me bashkëshortin e saj Francis Ford Coppola, 84 vjeç, ndërsa punonte si asistent drejtor artistik në xhirimet e debutimit të tij regjisorial Dementia 13 në vitin 1963.
Të dy u martuan në shkurt 1963 dhe patën tre fëmijë: djemtë Gian-Carlo, i cili vdiq në moshën 22-vjeçare në një aksident me varkë në 1986, dhe Roman, 58; dhe vajza Sofia, 55 vjeç.
Eleanor ishte më së shumti e njohur për regjinë e dokumentarit fitues të çmimit Emmy të vitit 1991 Hearts of Darkness: A Filmmaker’s Apocalypse.
Ajo ka lënë pas burrin e saj, djalin Roman dhe vajzën Sofia dhe dy nipërit: vajzën e Sofias Romy, 16 vjeç, të cilën e ndan me bashkëshortin Thomas Mars, dhe vajzën e Gian-Carlo, Gia, 36, e cila lindi pas vdekjes së parakohshme të babait të saj.
bal